Telegrafi

Vdes në burg milioneri dhe vrasësi Robert Durst

Vrasësi milioner Robert Durst ka vdekur në burg në moshën 78-vjeçare, sipas avokatit të tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Durst vdiq si i burgosur në Kaliforni pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij Susan Berman.

Ai e vrau atë për ta ndaluar të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij.

Policia beson se ai vrau edhe dy të tjerë.

Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme në SHBA, i kthyer në arrati, rrëfeu pa dashje në një seri dokumentaresh kriminale të HBO për veten e tij.

Avokati i Durst, Chip Lewis, konfirmoi se ai vdiq në Spitalin e Përgjithshëm San Joaquin ndërsa ishte në paraburgim të Departamentit të Korrektimeve në Kaliforni.

Ai tha se vdekja e tij ishte për “shkaqe natyrore” dhe se ai kishte vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore. /Telegrafi/