Ka ndërruar jetë në burgun e Milanos bosi mafioz i “Cosa Nostra” Bernardo Provenzano, 83 vjeç.
Kreu i mafias siciliane, Bernardo Provenzano, u arrestua në komunën e Korleones më 11 prill të vitit 2006. Ishte i kërkuar nga policia italiane prej 43 vitesh, që nga viti 1963.
Bernardo Provenzano ishte i dënuar me 3 burgime të përjetshme për vrasje e krime të shumta penale.
Prej dy vitesh ishte i sëmurë rëndë e jetonte në gjendje vegjetative në repartin e të burgosurve në spitalin San Paolo të Milanos.