Site icon Telegrafi

Vdes në aksident shqiptari në Itali, u përplas me motor me shtyllën pasi po kthehej nga puna

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Pesaro të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Rusjon Kercuku. Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna. Motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një shtyllë si pasojë e mungesës së ndriçimit.

Përplasja ishte fatale për 18-vjeçarin, plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i të riut është parë nga kalimtarët, që e kanë lajmëruar policinë. /tch/

 

Exit mobile version