Site icon Telegrafi

Vdes Muharrem Berisha, 57-vjeçari nga Malisheva që ishte zhdukur disa ditë 

Muharrem Berisha nga Malisheva i cili ishte gjetur të premten pas gjashtë ditë zhdukjeje ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit.

57-vjeçari Berisha ishte zhdukur për gjashtë ditë dhe vuante nga sëmundja e harresës.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga data 24 qershor, ndërsa është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore më 29 qershor.

Muharrem Berisha ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Lexo po ashtu Pas gjashtë ditë kërkimi, gjendet i gjallë Muharrem Berisha

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, familjari Xhemajl Berisha i cili tha se Muharrem Berisha kishte një ftohje të thellë.

Ai bëri të ditur se 57-vjeçarin pasi e kishin gjetur të premten e kanë dërguar në Spital për shkak të ftohjes së thellë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version