Telegrafi

Vdes motoçiklisti nga Gjilani në ‘Rrugën e Kombit’

Një 30-vjeçar nga Gjilani, i cili po udhëtonte me motor në Rrugën e Kombit humbi jetën në aksident.

Motori me targa të Kosovës afër tunelit të Kalimashit është përplasur me trafikndarësen.

Nga goditja e fortë, motori ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit e tunelit. Policia e dërgoi 30-vjeçarin e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra.