Telegrafi

Vdes motoçiklisti i cili u godit nga një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ka humbur jetën motoçiklisti.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në Veternik rreth orës 23:46.

Lexo po ashtu Vetura godet një motoçiklist në Hajvali të Prishtinës

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Telegrafi më herët ka raportuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/