Telegrafi

Vdes i moshuari në autobusin e Trafikut Urban në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i moshuar pasi që është alivanosur në autobus është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi kujdestar në QKUK.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se rasti cilësohet si hetim i vdekjes.

Ahmeti thotë se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, saktësisht në një autobus ku një person është alivanosur, vdekja të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur”, ka potencuar Ahmeti.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./Telegrafi/