Site icon Telegrafi

Vdes mjekja Sevdije Korça, ishte e infektuar me coronavirus

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bëri të ditur se ka vdekur Sevdije Korça, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare Mati 1.

Doktoresha Korça ishte e infektuar me coronavirus.

“Edhe një humbe beteje me Covid 19.

Sot më 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e në veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndanë një pjesë të jetës dhe punës bashkë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version