Regjisori çek, Milos Forman, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK.
Forman ka fituar çmim Oscar për klasikët, “Fluturimi mbi folenë e qyqes” dhe “Amadeusi”.
Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara, pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina.
“Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.
Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.
Dy filmat e sipërpërmendur kanë fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë. /REL/