Një politikan konservator francez, miliarderi Olivier Dassault, vdiq sot kur u rrëzua helikopteri i tij, njoftoi presidenti francez, Emannuel Macron.
Dassault (69) ishte djali i madh i industrialistit francez miliarder Serge Daso, kompania e të cilit prodhon aeroplanë luftarakë Rafale dhe zotëron gazetën parisiane Figaro.
“Olivier Dassault e donte Francën. “Udhëheqësi i industrisë, deputeti, zyrtari i zgjedhur lokal, komandanti i aviacionit rezervë: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri vendin tonë, duke vlerësuar pronën e tij”, shkroi Macron në llogarinë personale në Twitter.
Sipas burimeve të policisë, një helikopter privat u rrëzua këtë pasdite në Normandi, ku Daso zotëron një vilë dhe piloti u vra në aksident.
Dassault, së bashku me motrën dhe dy vëllezërit e tij, ishte në vendin e 361-të në listën e njerëzve më të pasur në botë, si dhe se pasuria e tyre vlerësohet në rreth gjashtë miliardë euro. /Telegrafi/
Olivier Dassault aimait la France. Capitaine d’industrie, député, élu local, commandant de réserve dans l’armée de l’air : sa vie durant, il ne cessa de servir notre pays, d’en valoriser les atouts. Son décès brutal est une grande perte. Pensées à sa famille et à ses proches.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) March 7, 2021