Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë mësuesja e tij e parë, Kimete Qela-Ymeri.
Veseli ka shkruar në Facebook se mësuesja e tij ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.
“Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë.”
“Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime”, ka shkruar Veseli.