Telegrafi

Vdes mbretëresha e diskos, Donna Summer

Familja e Donnas ka lëshuar një komunikatë gjatë ditës duke thënë se ata në qetësi po tentojnë të tejkalojnë dhimbjen nga vdekja e saj.

Besohet se Donna Summer vdiq nga kanceri gjatë ditës së enjte në Napoli.

E njohur si mbretëresha e diskotekave, Summer lindi në Boston në vitin 1948. Ajo është pesë herë fituese e çmimeve Grammy dhe u bë e famshme në vitet e 70-ta me hitet si “Last Dance”, “Hot Stuff” dhe “Bad Girls”. /Telegrafi/