Site icon Telegrafi

Vdes luftëtari i njohur i arteve të përziera Marciale, Kimbo Slice

Luftëtari amerikan i arteve të përziera marciale (MMA), Kimbo Slice, ka vdekur në moshën 42 vjeçare. Slice u dërgua në spital në Miamin Jugor, Florida, të hënën mbrëma.

Meçi i tij i radhës i madh ka qenë i planifikuar të zhvillohet muajin e ardhshëm në Arenën O2 të Londrës ndaj James Thompson në ngjarjen MMA “Bellator 158”, raporton BBC.

“Të gjithë jemi tronditur dhe mërzitur nga humbja shkatërruese dhe e hershme e Kimbo Slice, anëtar i dashur i familjes Bellator”, ka thënë presidenti i Bellator MMA, Scott Coker.

“Një nga luftëtarët më të famshëm ndonjëherë të MMA-së, Kimbo ka qenë personalitet karizmatik që ka kapërcyer sportin. Jashtë kafazit ka qenë person shumë miqësor, i sjellshëm dhe njeri familjar”, ka thënë më tej ai, transmeton Koha.net.

Sipas të dhënave paraprake, nuk dyshohet për ndonjë sulm të dyshuar.

I ndjeri Slice, famën e arriti përmes videove të luftërave të zhvilluara nëpër rrugë, të cilat i postonte në Youtube.

Rimeçi i tij i peshave të rënda ndaj James Thompson, i caktuar për 16 korrik në Arenën O2 të Londrës, ishte cilësuar si një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij sporti.

Ndeshja e parë e çiftit u zhvillua më 2008, ndërsa ishte lufta më e shikuar në histori për sa i përket arteve të përziera marciale, me 7.28 milionë shikues.

Kimbo Slice e kishte fituar meçin në raundin e tretë pasi referi në mënyrë të çuditshme kishte ndërprerë garën.

Luftëtari ka gjashtë fëmijë, ndërsa njëri prej tre djemve të tij, Kevin Ferguson Jr, debutoi në MMA në muajin mars të këtij viti.

Exit mobile version