Telegrafi

Vdes legjenda e muzikës soul

Hayes kishte kaluar një infarkt në vitin 2006 dhe merrte medikamente për probleme të ndryshme shëndetësore.

Hayes një muzikant autodidakt filloi të shkruante këngë në vitet e gjashtëdhjeta. Në vitin 1964 ai u punësua si pianist dhe saksofonist nga kompania Stax Records dhe punoi me muzikantë të mëdhenj si Otis Redding. Hayes njihej për muzikën e filmit të vitit 1971 ‘Shaft’.

Isaac Hayes së bashku me Al Green, James Brown dhe Stevie Wonder, ishte një prej artistëve zezakë më të mëdhenj të viteve 70.

Kohët e fundit ai u bë popullor për një brez të ri për rolin e kuzhinierit në filmin vizatimor serial, “South Park”. Ai u largua nga programi kur atje u bë humor me Kishën e Sajëntologjisë, në të cilën u bë anëtar në vitin 1990. Ai tha se duhet të ketë një moment kur mbaron satira dhe fillon fanatizmi.