Site icon Telegrafi

Vdes kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj

Ka vdekur kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

Lajmin për vdekjen e Selimajt e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Ata përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për të, duke mos dhënë shkaqet e vdekjes.

Mësohet se ai ka vdekur në orët e pasdites në Spitalin e Gjakovës.

Lexo po ashtu Ndërron jetë prokurori Esat Ademi

Po ashtu, gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi, i cili ishte i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version