Ka ndërruar jetë një ndër kreatorët më të ndritur në botë, Karl Lagerfeld.
Ky i fundit ka vdekur në moshën 85-vjeçare në kryeqytetin francez të Parisit.
Stilisti gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë dhe punoi deri në ditën e fundit të jetës.
Lagerfeld gjithashtu krijoi koleksione dhe bashkëpunoi me markën e mirënjohur botërore H&M.
Theksojmë se i ndjeri ka qenë i sëmurë në javët e fundit dhe kishte humbur një numër shfaqjesh të modës.
Shumë njerëz të industrisë së modës e kanë falënderuar Lagerfeldin, duke përfshirë edhe italianin Donatella Versace.
Ndryshe, ai emigroi në Francë si një adoleshent i ri dhe u bë asistent i kreatorit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitin 1960. /Telegrafi/