Teksa tifozët e Turqisë dhe ata të Kroacisë festonin në Bernë, fitoret e përfaqësueseve të tyre të futbollit, një motorist shqiptar 31 vjeç ka humbur jetën pasi që është penguar dhe përplasur në turmën.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kantonit të Bernës, Ramona Mock. “Ndodhi në aksident, i cili mjerisht pati pasoja fatale”, ka thënë ajo, shkruan 20minuten.
Personi në fjalë, për të cilin edhe policia thotë se është një shqiptar nga Kosova, i cili ka humbur kontrollin mbi motoçikletën që po e ngiste ndërsa një kolonë makinash të festuesve po lëvizte në të njëjtin drejtim me të.
“Nga shkaqe ende të paqarta, ai e ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është ndeshur me një veturë të ndalur”, thotë policia, përcjell syri.net.
Por sipas dëshmitarëve, motoçiklisti ka provuar të kalojë kolonën e makinave dhe kështu e ka humbur kontrollin. Në këtë mënyrë ai është hedhur nga motoçikleta e tij, e cila ka fluturuar dhe ka rënë në tokë vetëm pasi që ka kaluar rreth 100 metra në ajër.