Oskar Groening i njohur si “kontabilisti i Auschvicit” ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, para se të fillonte gjykimi për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra mijëra hebrenjve.
Në korrik të vitit 2015, Oskar Groening kishte mbetur personi i fundit që pritej të gjykohej për krimet dhe gjenocidi që është bërë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët, transmeton Telegrafi.
Ai akuzohej për rolin e tij në vrasjen e 300 mijë personave në kampin e përqendrimit Auschwitz në Poloni. Ai ishte në Poloni kur vdiq, dhe pritej të fillonte shumë shpejt gjykimi ndaj tij për raste tjera.
Der Spiegel shkruan se Groening ka vdekur të premten, ndërsa zyrtarët e burgut presin që certifikata e vdekjes së tij t’ju dorëzohet atyre. Ai nuk kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasjet, por dyshohet se “kontabilistit” për shkak të punës së kishte numëruar paratë që ua kishin marrë viktimave para se të arrinin në kampin famëkeq.
Beteja për gjykimin e Groening është konsideruar si njëri nga gjykimet më të rëndësishme lidhur me holokaustin, ku gjatë kësaj kohe kishin humbur jetën afro 6 milionë hebrenj nga regjimi i Adolf Hitlerit. /Telegrafi/