Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe dhe punë humanitare, Kofi Annan ka vdekur në moshën 80 vjeçare.
Fondacioni Kofi Annan konfirmoi vdekjen e tij me “trishtim të madh” në një deklaratë të postuar në Twitter.
Annan ishte i pari afrikan që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga 1997 deri në 2006, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
It is with immense sadness that the Annan family and the Kofi Annan Foundation announce that Kofi Annan, former Secretary General of the United Nations and Nobel Peace Laureate, passed away peacefully on Saturday 18th August after a short illness… pic.twitter.com/NDOy2NmAAs
— Kofi Annan Foundation (@KofiAnnanFdn) August 18, 2018
Annan më vonë shërbeu si i dërguari special i OKB-së për Siri, duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin në këtë zonë.
Ai gjithashtu ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut. /Telegrafi/