Mbrëmë në orët e vona, në moshën 62-vjeçare vdes këngëtari i njohur i muzikës së lehtë zbavitëse, Irfan Blakçori
Blakçori ishte për një kohë punëtor i RTP-së së dikurshme. Pas mbylljes së këtij institucioni, do të shpërngulet në Bruksel të Belgjikës.
Ishte autor i mbi 200 këgnëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”…
Irfani pas vetës ka lënë një djalë dhe tri vajza.