Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dy automjete kanë goditur dy këmbësore, kurse nga lëndimet e marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësoret, kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKUK. Rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C. (1975), ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë ajo. /Telegrafi/