Site icon Telegrafi

Vdes këmbësori që u godit në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Mediat kanë raportuar gjatë ditës për një këmbësor që është goditur nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këmbësori me iniciale Xh.M, i lindur në vitin 1966, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ka marr.

Krasniqi ka thënë për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në daljen veriore për Prizren. Sipas tij, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Exit mobile version