Një këmbësor ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se mjeti tipit Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç. ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, transmeton tch.
Grupi hetimor, ndërkohë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës, i cili thuhet se është mashkull rreth moshës 60 vjeç. /Telegrafi/