Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimçaku.
I njëjti ishte çertifikuar nga KQZ për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.
Podrimqaku vdiq pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.
Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.