Shqiptari vdiq në magazinën e një qendre tregtare.
Shoferi i një kamioni ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) pasi kishte pësuar një sulm në zemër (arrest kardiak).
Media italiane raporton se kamionisti 58-vjeçar është shqiptari Artur Isenai.
Pas sulmit në zëmër, ndërhynë ekipet e shpëtimit, por përpjekjet për ta mbajtur në jetë shoferin e kamionit nuk kishin efekt.
Isenai jetonte në Torino, ndërsa sëmundja vdekjeprurëse e goditi teksa ishte në Pontedera, qytet industrial në provincën e Pisas në regjionin e Toskanës./Telegrafi/