Site icon Telegrafi

Vdes Josif Droboniku, një prej autorëve të mozaikut të Muzeut Kombëtar në Tiranë

Në Bari të Italisë, ka ndërruar jetë piktori i shquar shqiptar dhe mjeshtri i mozaikut Josif Droboniku që ishte bashkautor i mozaikut të madh ne fasadën e Muzeut Historik

“Pas një periudhe të shkurtër ku luftoi sa mundi me sëmundjen dhe duke mos u shkëputur asnjë çast nga puna dhe projektet e tij, nuk ja doli dot. Piktori dhe ikonografi i njohur, në Itali krijoi linjën e vet te mozaikut monumental duke lënë gjurmë në mozaikun kishtar… Një familje artistësh që punonin bashkë humbi njeriun e çmuar që la pas një familje te mrekullushme si dhe shumë vepra monumentale nëpër kishat evropiane si dhe një kapitull të veçantë në historinë e artit shqiptar”, ka thënë piktorja Mira Kucuku.

Exit mobile version