Site icon Telegrafi

Vdes italiani pasi u rrah nga truproja shqiptare e diskotekës

Një 34 vjeçar italian ndërroi jetë pasditen e së hënës në Rimini pasi u rrah brutalisht nga truproja shqiptar i një diskotekeje në orët e para të mëngjesit të së dielës.

I riu italian i identifikuar si Giuseppe Tucci, me profesion zjarrfikës, mori plagë të rënda si pasojë e përleshjes në ambientet e diskos në Fano dhe disa orë më vonë pësoi vdekje cerebrale, raportojnë mediat italiane.

Sipas asaj që zbuluan hetuesit, Tucci kishte shkuar për t’u argëtuar në disko, por ishte larguar prej aty nga siguria, pasi kishte nisur të bezdiste vajzat. Në ambientet e jashtme ai ishte konfliktuar dhe me 28-vjeçarin shqiptar, i cili punonte si truprojë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhet në gjendje arresti, ndërkohë që avokati i tij bën me dije se bëhet fjalë për një akt vetëmbrojtje. /Telegrafi/

Exit mobile version