Site icon Telegrafi

Vdes ish-talenti i Interit në moshën 15-vjeçare

Ish-lojtari i Interit, Maicol Lentini, ka vdekur pas një beteje të gjatë me një sëmundje në moshën 15-vjeçare.

Lentini u detyrua të largohej nga Interi në janar 2017 për shkak të sëmundjes dhe nuk ishte në gjendje të luante që prej asaj kohe.

Edhe pse besohej se gjendja e tij po përmirësohej, të hënën u konfirmua se ai kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pavia.

“Gjithkush në FC Internazionale Milano ndan pikëllimin mbi vdekjen e Maicol Lentini”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të Nerazzurrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Inter

”Pronarët, drejtorët, ekipi i të rinjve të Nerazzurrit, ku Maicol ishte pjesë, ekipi dhe tifozët mblidhen rreth familjes së tij në këtë ditë me dhimbje të madhe “, shkruhet në njoftimin e skuadrës italiane rreth vdekjes së Lentinit. /Telegrafi/

Exit mobile version