Telegrafi

Vdes ish-senatori amerikan Lieberman – ai kishte vizituar Kosovën në vitin 2007

Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën.

Ai ishte amerikani i parë hebre që u nominua për një post të lartë të vendit nga një parti e madhe si ajo demokrate, raporton politico.

Familja e Lieberman deklaroi se ai vdiq “për shkak të komplikimeve shëndetësore. Ai ishte 82 vjeç. Gruaja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes së tij ishin me të”, njoftoi familja.

Ish-kandidati për president Al Gore e kishte nominuar Liebermanin për pozitën e zëvendëspresidentit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Kujtojmë se Lieberman kishte vizituar Kosovën në vitin 2007.

Atëbotë kishte deklaruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”. /Telegrafi/