Site icon Telegrafi

Vdes ish-presidenti i Greqisë, Costis Stephanopoulos

Ish-presidenti i Republikës greke në vitet 1995-2005 vdiq në moshën 90-vjeçare pas një problemi respirator, në një spital të Athinës, bënë të ditur burime spitalore.

I lindur në Patras në Peloponese (jugperëndim) më 15 gusht 1926, Costis (Konstantin) Stephanopulos ishte me profesion avokat.

I zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 1958 nën ngjyrat e partisë së djathtë ERE, ai u rizgjodh pas rrëzimit të diktaturës së kolonelëve në vitin 1974 me partinë Demokracia e Re (ND).

Që prej asaj kohe ai ka mbajtur portofole të ndryshme ministrore nën qeverisjen e djathtë në pushtet nga viti 1974 deri në vitin 1981 para se të përpiqej të merrte drejtimin e ND-së në vitin 1981 dhe 1985. Ai u largua nga partia për të formuar partinë e tij Rilindja Demokratike (DIANA), të cilën e drejtoi për një dekadë, para se të largohej në vitin 1994.

Një vit më pas, me mbështetjen e deputetëve të partisë socialiste Pasok, në pushtet në atë kohë, ai u zgjodh president i Republikës nga Parlamenti duke pasur gjithashtu Constantin Caramanlis, ish-drejtues i ND-së. Ai u rizgjodh në vitin 2000, para se të tërhiqej nga jeta politike në fund të mandatit të dytë në vitin 2005.

Exit mobile version