Ish-ministri i jashtëm i Sllovakisë, Eduard Kukan, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, bën të ditur përmes një postimi në Twiiter, Ministria sllovake e Punëve të Jashtme.
“Ka ndërruar jetë ish-ministri i Jashtëm, Eduard Kukan. Ai ka shërbyer në kohë të vështira dhe i kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm sllovak. Vendimet e tij na mundësuan anëtarësimin tonë në BE dhe NATO. Pa të historia e Sllovakisë mund të kishte qenë dukshëm e ndryshme. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Former ?? FM Eduard Kukan (†82) passed away today. Serving in demanding times, he dedicated his life to building Slovak Foreign Service. His crucial decisions enabled our accession to EU&NATO. Without him the story of #Slovakia could have been significantly different. Thank You. pic.twitter.com/ZheVBfvtCn
— Slovakia MFA ?? (@SlovakiaMFA) February 10, 2022
Kukan shërbeu në pozitën e ministrit të Jashtëm në vitin 1994, pastaj në vitin 1998-2006, pra gjatë të dy qeverive të udhëhequra nga Mikulas Dzurinda.
Ai mori pjesë edhe në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2004, ai kandidoi pa sukses për president.
Kukan ishte emëruar si i dërguari special i OKB-së për Kosovën, së bashku me Carl Bildt, ish-kryeministri i Suedisë.
Kukan ka qenë edhe deputet i Parlamentit Evropian dhe shef i delegacionit të BE-së për Evropën Juglindore.
Sa ka qenë në krye të delegacionit të BE-së, Kukan ka shprehur mbështetje për integrimin evropian të Kosovës dhe në veçanti për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/