Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të kësaj partie Blerim Baruti.
“Me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Blerim Barutit, personalitet i shquar i arsimit, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Abdixhikut.
Abdixhiku ka theksuar se si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tonë.
“Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë. Pranoni ngushëllimet tona. Dr. Baruti u prehtë në paqe!””, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/