Ka vdekur deputeti shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom, Kujtim Paçaku.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshjte për vdekjen e Paçakut.
Shefi i legjislativit të vendit, Kadri Veseli ka thënë se Paçaku me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me dhimbje e ka marrë lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom.
“Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/