Telegrafi

Vdes arkitekti i Bashkimit Evropian modern, Jacques Delors

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors – i përshkruar si arkitekti i Bashkimit Evropian modern – ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Duke shërbyer nga 1985-1995, Delors hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron.

Por, për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit, raporton bbc.

Politikani francez ka punuar në Bankën e Francës, ka qenë profesor në Universitetin e Parisit dhe deputet i Parlamentit Evropian.

Në vitin 1981 u bë Ministër i Financave nën François Mitterrand. Ai ishte një nga pionierët e projektit të integrimit evropian ndërsa ishte një ekonomist i shquar me prirje moderniste. Ai punonte vazhdimisht dhe kishte fituar prestigj, ndikim dhe fuqi të madhe. /Telegrafi/