Site icon Telegrafi

Vdes ideatori i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha

Ka vdekur ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha.

Rastin e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

“Festivali i Gastronomisë, përgjatë këtyre 10 ditëve i dha Prishtinës energji pozitive, dashni, e argëtim. Sonte, po e përmbyllim festivalin me zemër të thyer, pas humbjes së ideatorit dhe bashkëthemeluesit të tij, Fisnik Panxha, i cili na i solli këto përjetime të pa harrueshme”, ka shkruar Rama.

“Fisniku, edhe pse jo fizikisht, do të jetojë gjithmonë me ne, e veçanërisht nëpërmjet këtij festivali, të cilin do ta kemi nderin të na përcjellë çdo vit, duke e festu jetën pikërisht ashtu siç Fisniku gjithnjë deshi: me bukë e kripë e zemër të bardhë!”, tha Rama./Telegrafi/

Exit mobile version