Ka vdekur në spital 51-vjeçarja N. K., e cila u rrah me sende të forta nga bashkëshorti i saj në fshatin Plug të Lushnjës, njofton policia e shtetit.
Sipas policisë rasti ka ndodhur sot pas orës 18.00 në fshatin Plug të Lushnjës, ku shtetasi Tajar K. (55) ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij N/K. (51), e cila është dërguar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i sulmit është arrestuar nga policia. Motivet e rastit ende nuk dihen.