Site icon Telegrafi

Vdes gruaja e Enver Malokut

Ka ndërruar jetë e veja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Enver Maloku, Hava.

Kështu ka bërë të ditur vajza e saj,  Doruntina Maloku e cila ka njoftuar se pritjet për ngushëllime bëhen në Hotel Grand në Prishtinë, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet këtë të shtunë, në orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Pritjet për ngushëllime bëhen në Hotel Grand në Prishtinë, ditën e diel, të hënë dhe të martë, nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e vajzës së Hava Malokut.

Kryetari i LDK-së ka thënë se zonja Havë ishte një grua e fortë.

Abdixhiku në një shënim në Facebook ka deklaruar se asaj, barra e orëve të rënda, i kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe, dhe sipas tij këtë forcë e kishte gjetur mu siç dinte ajo, duke qenë e dashur, e buzëqeshur – duke qenë një zonjë e rëndë!

Exit mobile version