Është ndarë nga jeta Goran Hadzic, ish kreu politik i serbëve në Kroaci.
Hadzic gjeti vdekjen në moshën 58- vjeçare, si pasojë e një tumori në tru, në një spital në Novi Sad, në veri të Serbisë.
Ai u arrestua në vitin 2011 dhe u akuzua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për gjenocid, krime lufte dhe masakra kundër njerëzimit, duke vrarë qindra civilë kroatë gjatë luftës 1991- 1995. /noa.al/