Gazetari kosovar, Rrok Berisha, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i Rrokut, Ylberi, përmes një postimi në Facebook.
Emri i Rrok Berishës, së fundmi u rikthye në publik, kur ushtari i zonës së Dukagjinit, Shefqet Kabashi, tha në T7 se nga ai kërkuan ta vrsite Rrokun.
Për këtë ka reaguar edhe vetë Rrok Berisha. Në versionin e tij rreth urdhrave për ta ekzekutuar atë, gazetari pohon se Kabashi e ka thënë të vërtetën. /Telegrafi/