Site icon Telegrafi

Vdes gazetari Muhamet Sutaj, pas goditjes nga vetura

Ka ndërruar jetë personi i cili dy ditë më parë u godit nga një veturë në magjistralen Istog-Pejë, në fshatin Caralluk të Komunës së Istogut.

Bëhet fjalë për ekonomistin Muhamet Sutaj, i cili njëherësh ka punuar edhe si gazetar në Radio Peja dhe Radio Fontana, shkruan Indeksonline.

Ai është goditur me datën 23 mars nga një veturë e tipit Golf 5, që pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas aksidenti i ndjeri është dërguar në QKUK të Prishtinës, mirëpo për shkak të plagëve të rënda ai ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Exit mobile version