Telegrafi

Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, gazetari dhe ekonomisti i njohur, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë të Rexhepit.

Ibrahim Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ai vite më parë ka lënë funksionin e gazetarit për t’u anëtarësuar në Aleancë Kosova e Re, ku në zgjedhjen e fundit ka qenë edhe kandidat për deputet. /KP/