Telegrafi

Vdes gazetari Hysni Syla, u godit nga një veturë në Mitrovicë

Ka vdekur në moshën 71 vjeçare gazetari Hysni Syla.

Syla ditën e martë është goditur nga një veturë në Mitrovicë. Ai ishte dërguar për në QKUK për tretman mjekësor, por nuk ka arritur të iu mbijeton plagëve të marra.

Policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 18:50.

Ndryshe, Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. /Telegrafi/