Site icon Telegrafi

Vdes gazetari Arton Turkaj

Ka ndërruar jetë gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Arton Turkaj.

Turkaj ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit, pas një sulmi në zemër.

Gazetari Turkaj ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj.

AGK i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e komunitetit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version