Site icon Telegrafi

Vdes frontmeni i bendit Prodigy, Keith Flint

Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

Keith Flint, i njohur mirë për këngën ‘Firestarter’, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Angli.

Këngëtari 49-vjeçar nga Dunmow, Essex, u zbulua nga policia të hënën në mëngjes, pasi një ambulancë iu përgjigj një raportimi se është gjetur një person i pavetëdijshëm.

Keith Flint (Foto by Stefan Gosatti/Getty Images/Guliver)

“Ne kishim marrë një telefonatë për mirëqenien e një burri në një adresë në Brook Hill, North End, vetëm pas 8.10 të hënën”, tha zëdhënës i policisë së Essexit.

“Ne morëm pjesë dhe, fatkeqësisht, një burrë 49 vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje. Të afërmit e tij janë njoftuar. Vdekja nuk trajtohet si e dyshimtë dhe një raport është duke u përgatitur prej mjekut”, shkruan në deklaratën e policisë.

I njohur më mirë si frontmeni i Prodigy, u bë i famshëm për këngët që u shndërruan në hite ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’. Grupi u bë një nga kryesorët në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, duke nxjerrë në shitje gjashtë albume gjatë gjithë karrierës.

Flint u hodh fillimisht si një balerin në grup, por ra në sy të të gjithëve pas shfaqjes së vokalit në “Firestarter”.

Ai shpejt u bë i njohur për stilin unik të flokëve, vijëzimit të syve dhe performancave energjike live. /Telegrafi/

Exit mobile version