Frank Sinatra Jr, i biri i legjendës së muzikës, Frank Sinatra i cili kishte një karrierë të gjatë muzikore, u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 72 vjeçare.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga menaxheri i tij, Andrea Kauffman. Ky i fundit pohoi se “Sinatra ndërroi jetë në një spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante një koncert”.
Edhe Nancy Sinatra konfirmoi vdekjen e të vëllait përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Facebookut, duke thënë se “këngëtari ndërroi jetë pas një ataku kardiak”.
Frank Sinatra Jr. ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa më vonë u bë edhe dirigjent.
Ai u rrëmbye nga anëtarë të një bande kur ai ishte 19 vjeç në një kazino në Lake Tahoe. Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240 mijë dollarë për lirimin e tij, por shuma e parave iu kthye pas arrestimit të autorëve.