Site icon Telegrafi

Vdes foshnja 4 ditësh në Pogradec, procedohet penalisht mjeku pediatër

Foto: Arkiv

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Pogradecit, ku një foshnjë vetëm 4 ditësh ka ndërruar  jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit. Foshnja i përkiste çiftit Agron dhe Suela Hyka nga fshati Buzaishtë, të cilët bëheshin prindër për herë të parë.

Bëhet e ditur, se foshnja kur ka lindur gëzonte shëndet të plotë, por vetëm 4 ditë pas lindjes një komplikaicon i saj ka detyruar prindërit ta dërgojnë në Maternitet.

Por, duke parë gjendjen e saj shëndetësore jo të mirë, prindërit e janë nisur drejt Tiranës, por për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë rrugës.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë fajtorë mjekët, që sipas tyre u ishte thënë se fëmija gëzonte shëndet të plotë.

Lajmi për vdekjen e foshnjës është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit të Pogradecit Genti Cala, por ai ka nguruar të japë një shpjegim duke thënë se do të flasin vetëm pasi të kenë mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Për rastin në fjalë, burime nga policia thanë për GazetaExpress se ndaj mjekut pediatër N.E, 52 vjeç, që ka ndjekur rastin, ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm. /GazetaExpress/

Exit mobile version