Një foshnje 15-muajshe e komunitetit rom, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e fruthit.
Foshnja që tri ditë ishte nën kujdesin mjekësor në QKUK. Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Sipas tij, ishte konstatuar që foshnja nuk ishte e vaksinuar.
“Përkundër përkujdesit të vazhduar nga stafi shëndetësorë të Klinikës Infektive në QKUK, një fëmijë i komunitetit ROM, 15 muajsh ka vdekur. I njëjti ishte diagnostifikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Fazliu./Telegrafi/