Në moshën 75-vjeçare ka vdekur filozofi i njohur anglez, Roger Scruton.
Scruton, i cili mbante dhe titullin fisnik anglez “Sir” të akorduar nga Mbretëresha Elizabetë, njihej si një konservator i madh dhe si përkrahës i politikave të djathta. Ai pati thënë se ishte bërë konservator pas protestave studentore në Paris, në maj të vitit 1968 pasi, siç ishte shprehur ai, kishte ardhur në përfundim se më mirë është të konservoheshin sesa të shkatërroheshin vlerat e Perëndimit.