Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Esad Dauti, njëri ndër themeluesit e partisë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Dauti duke thënë se me pikëllim mori lajmin për vdekjen.
Telegrami i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Esad Dauti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Esad Dauti.
Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.
Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar pareshtur për shtetin e Kosovës.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!