Site icon Telegrafi

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Ka vdekur Enver Duriqi, babai i katër fëmijëve të vrarë në masakrën e Podujevës më 28 mars të vitit 1999. Duriqit aty, mizorisht, i ishin vrarë edhe bashkëshortja dhe të dy prindërit.

Familja e tij ishte vrarë në masakrën që forcat serbe kishin kryer ndaj Familjeve Duriqi, Bogujevci dhe Llugaliu në Podujevë.

Për vdekjen e Duriqit njoftoi Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

“Zëri i së vërtetës dhe drejtësisë”.

Fondi shkroi në Facebook se Enver Duriqi ishte angazhuar me përkushtim që të dokumentoheshin krimet dhe përgjegjësit të viheshin para drejtësisë.

“Ai besonte se vetëm përmes të vërtetës mund të ndërtohej një e ardhme më e drejtë dhe më humane. Sot, teksa përcjellim në amshim Enver Duriqin, kujtojmë forcën dhe dinjitetin e tij të pashoq. Ai nuk ishte vetëm një dëshmitar i së kaluarës së dhimbshme, por edhe një simbol i palëkundur i qëndresës dhe drejtësisë. Trashëgimia e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, shkroi Fondi për të Drejtën Humanitare./kp/

Exit mobile version